Secondary Adv

Trump lëshon një kërcënim të ri ndaj Iranit: Goditja e madhe po vjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi se sulmet kundër Iranit mund të vazhdojnë, duke deklaruar se zhvillime të reja ushtarake mund të ndodhin së shpejti.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump u shpreh se SHBA-të kanë epërsi të plotë ushtarake dhe i bëri thirrje publikut të “shohë se çfarë do të ndodhë me këta njerëz të çmendur”, duke iu referuar udhëheqjes iraniane.

 

Trump: SHBA po e fiton luftën

Presidenti amerikan ka deklaruar disa herë se Shtetet e Bashkuara janë në avantazh në konfliktin me Iranin dhe se kapacitetet ushtarake të Teheranit janë dëmtuar ndjeshëm që nga fillimi i përplasjes. Në mesazhin e tij të fundit, ai pretendoi se forcat iraniane janë dobësuar në mënyrë të konsiderueshme dhe se infrastruktura ushtarake e vendit po shkatërrohet.

 

Trump shtoi se ushtria amerikane ka “fuqi zjarri të pakrahasueshme, municione të pakufizuara dhe kohë të mjaftueshme”, duke theksuar se operacionet ushtarake do të vazhdojnë sipas planit të Uashingtonit.

 

Kritika ndaj mediave amerikane

Në të njëjtin postim, presidenti amerikan kritikoi edhe raportimet e mediave, duke sulmuar gazetën The New York Times. Sipas tij, raportimet e disa mediave krijojnë përshtypjen e gabuar se SHBA nuk po fiton konfliktin.

 

Trump gjithashtu deklaroi se disa nga strukturat ushtarake të Iranit janë shkatërruar dhe se operacionet kundër regjimit iranian do të vazhdojnë.

 

Burimi: Euronews


Më të lexuarat